Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , Arbërie Nagavci, është akuzuar nga deputet opozitarë për keqpërdorim me subvencionimin e teksteve shkollore.
Ata këto akuza i bënë gjatë raportimit të ministres në Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Opozita akuzoj Nagavcin se ka favorizuar shtëpinë botuese “Albas” për tekstet shkollore që sipas tyre, nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.
Ministrja Nagavci, ka thënë se në furnizimin që është bërë më herët me tekste shkollore ka pasur dëshmi për keqpërdorime të buxhetit, sipas ministres, marrë parasysh kërkesat e prindërve për blerje të librave dhe vështirësisë së shpërndarjes, kanë zgjedhur subvencionimin.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur asnjë ankesë nga asnjë komunë që dikush ka mbetur pa u pajisur me tekste.
“Ka qenë një raport që është mundësua teksti alternativ, në vitin 2022-23. Ne në fillim të këtij procesi kemi kërkuar nga shkollat që t’i kenë tekstet shkollore sipas udhëzimit administrativ që të ripërdorën. Ka pas dëshmi për keqpërdorime të buxhetit në mbetje të teksteve shkollore. Dy raporte nga ZKA, për vitin 2012. ZKA në një raport vlerësues por MAShT-in, konstaton se vetëm në 6 shkolla ka pasur një sasi të numrave, që kapin vlerën mbi 1 milionë euro. Ka edhe raportime tjera që kanë qenë raportime të stoçeve të ndryshme të librave dhe keqpërdorimit dhe menaxhimit të mjeteve buxhetore për tekstet shkollore. Është dëmtuar buxheti me formimin e stoçeve të teksteve shkollore”, tha Nagavci.
“Në fillim të vitit shkollorë, kemi kërkuar nga drejtoritë komunale që të na njoftoj për rastet kur fëmijët nuk janë të pajisur me tekste shkollore. Cilat kanë qenë arsyet dhe çfarë duhet ndërmarrë. Nuk kemi pas asnjë kërkesë nga asnjë komunë, që dikush ka mbetur pa u pajisur me tekste, po flas për drejtoritë e arsimit, të gjitha shkollat. Pastaj është krijuar një Komision për verifikimin e aplikacioneve, ka pas organizata ekipore që kanë asistuar në aplikim. Pastaj jemi siguruar për të iu ofruar asistencë prindërve në mënyre që te mos mbet asnjë nxënës pa u furnizuar me libra”, ka thënë ministrja, raporton eo.
Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka pyetur ministren se kur është bërë kompletimi i furnizimeve me tekste, me datë në të gjitha shkollat.Për këtë Ngavci ka thënë se mundësia për aplikim ka qenë në muajin gusht.
“Mundësia për aplikim ka qenë në muajin gusht nëse dikush nuk ka aplikuar në muajin gusht ka pas sfida, pagesat janë realizuar edhe në muajin shtator, tetor e kështu më radhë që askujt të mos i mohohet e drejta e garantuar me ligj. Sa i përket Gjakovës nuk jam në njohuri, nuk mbaj mend se kemi ndonjë ankesë, kërkesë, qoftë nga zyrtarët komunalë apo drejtoritë”, ka thënë Nagavci.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se mbi 20 për qind të subvencionimit kanë qenë të keq planifikuar.
“Mbi mbi 20 për qind ka keq planifikim të subvencionimit. Bazuar në buxhetin për planifikim dhe dy vendimet e planifikuara ku janë shkuar 5 milionë euro që kanë qenë të planifikuara, si dhe dy vendet se bashku 12 milionë, në total 17 milionë, në raport për subvencionimin janë shpenzuar 11 milionë, ku janë tjerat. Sa është numri i saktë i shpenzimeve, a ka përfitues që kanë përfituar jashtë vendit. Pse dështuan negociatat me shtëpitë botuese kur çmimi ka qenë i negociuar ka qenë 4 mijë e 800”, ka thënë Haxhiu.
Nagavci ka thënë se sa i përket ndarjes buxhetore nuk ka pasur shkelje te ligjit sa i përket subvencionimit.
“Vendimi për subvencionim ka qenë largimi i stoçeve asnjë fëmijë të mos mbetet pa tekste shkollore. Sa i përket ndarjes buxhetore, unë si ministre e arsimit, mund të ndryshojë në vlerën 5 për qind, qeveria sipas ligjit, nuk ka tejkaluar nuk ka shkelje diçka të ngjashme sa i përket subvencionimit. Së sa kanë mbetur nxënës pa u pajis me tekste ne nuk kemi asnjë të dhënë zyrtare për ndonjë nxenës apo fëmijë që ka mbetu pa u pajisur me tekste. Është zvogëluar numri i nxënësve është shtuar numri i teksteve shkollore, në vitin 2022/23, totali i furnizimit me libra ka qenë 4 milionë e 485 mijë e 562 tekste si numër për furnizim”, ka thënë Nagavci.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka pyetur ministren Nagavci se pse shtëpisë botuese “Albas”, e cila ka fituar tenderin për tekste shkollore, i janë rritur të hyrat.
Kjo pasi sipas tij, Nagavci ka lidhje me këtë shtëpi botuese.
“Ju thatë që janë 11 milion, krahasimi me shpenzimet e hargjuara, pasi që në ta kaluarën janë shpenzuar më pak e ka pas me shumë nxënës, ndërsa tani janë më pak nxënës sot e me shumë janë shpenzuar, a konsiderohet korrupsion kjo? Çështja e dytë, është hekur dorë me arsyetimin se çmimet jene të larta nuk u pajtuat për afro 5 milion, ndërsa tani kushtoj 2 fish ose tre më shtrenjtë”, tha Kastrati.
“Ju jeni pajtuar nga “Albas”, më herët kur nuk keni qenë ministre, kështu duke i vlerësuar librat e tyre të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret e librit. Ju keni pas lidhje se keni punuar për “Albas”, më pas janë shpërblyer nga ministria. Pastaj ndërhynë Dejona Mihajli, e njihni ju së bashkëpunoni me të. Pse janë rritur të hyrat e “Albas” me tendera”, ka thënë Kastrati.
E deklaratat e deputetit Kastrati, ministrja Nagavci tha se nuk ja vlen të komentohen.
Ajo tha se kurrë as një herë nuk ka vjedhur.
“Kurrë asnjëherë as dje as kurrë nuk jam person që vjedhi, e dyta, pyetet për buxhetin, për çdo ekzekutim të pagesës është verifikuar përmes ministrive që ekzekutojnë nga thesari i shtetit, Ministria e Financave, banka. Si Ministri e Arsimit nuk kemi pas asnjë interferencë të vetme. Nuk dua të komentojë deklarata që nuk ia vlen të komentohen. Më pyetet se çka do të bënit nëse do isha në vendin tuaj, unë kam adresuar aty ku duhet të organet kompetente kur ka pas keqpërdorime, si deputete kam qenë korrekte kam adresuar fakte nuk kam shpif nuk kam thënë diçka që se di as vetë”, është kundërpërgjigjur Nagavci.
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës