UEFA ka zgjedhur 10 ndeshjet më interesante të këtij Kampionati Evropian.
Në këto 10 ndeshje bënë pjesë edhe sfida e kombëtares së Shqipërisë ndërmjet Kroacisë e zhvilluar në rrethin e dytë të fazës së grupeve, shkruan Arbresh.info.
Kjo sfidë prodhoi shumë momente interesante dhe përfundoi me rezultat 2-2, me një gol të Gjasulës në momentet e fundit.
Qazim Laçi realizoi gol fillimisht për epërsinë e Shqipërisë kurse Kroacia barazoi në minutën e 74-të dhe 76-të krijoi epërsinë për 2-1.
Ndër sfidat e tjera të përzgjedhura nga UEFA janë edhe Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).
Për këto 10 takime, UEFA ka hapur dhe një sondazh, ku të gjithë futbolldashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.
Ju mund të votoni duke klikuar në këtë link: 10 ndeshjet më të bukura të EURO 2024. Kush ishte e preferuara juaj?
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...