Google ADS

Gjilani zyrtarizon blerjen e Senad Jarovicit

12:32 | 18 Korrik 2024
D.H

Gjilani ka arritur marrëveshje me lojtarin Senad Jarovic.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës “kuqebardhë” për dy vitet e ardhshme, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Gjilanit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sulmuesi boshnjak ishte i huazuar tek Gjilani janari deri në fund të sezonit nga Struga.

Ai ka shënuar 11 gola përgjatë paraqitjeve të tij me skuadrën gjilanase.

Përmes njoftimit “kuqebardhët” kanë njoftuar se sulmuesi iu është bashkangjitur klubi në Bansko të Bullgarisë ku skuadra po i kryen përgatitjet për sezonin e ri.

Prezantimi i tij do të bëhet menjëherë pas rikthimit në Kosovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme