Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit të vrarë Nikolla Kërsmanoviq të enjten në Loznicë.
“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Kërsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Kërsmanoviq. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit kontribuoi pa masë në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por për mbarë vendin tonë. Nikolla ishte hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegramin e Vuçiqit, shkruan RTS transmeton Arbresh.info.
Ndryshe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ku është vrar polici është gjetur një pasaportë e lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajzirit, të lindur më 1991.
I dyshuari është në kërkim nga policia ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një polic tjetër.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...