Google ADS

87 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2200 gjoba

09:09 | 18 Korrik 2024
E.H

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 216 tiketa për shkelësit e trafikut.

Gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 87 aksidente trafiku, prej tyre një aksident është me fatalitet, 33 me të lënduar dhe 53 me dëme materiale.

Po ashtu, janë arrestuar 20 persona, nëntë janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme