Kosova dhe Shqipëria organizojnë seminarin ndërkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë

08:47 | 18 Korrik 2024
K.B

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Republikën e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nga Republika e Shqipërisë, organizojnë seminarin XVII mbarëkombëtar me mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”.

Në hapje të këtij Seminari fjalë rasti do të mbajnë kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ngjarja do të mbahet nga ora 18:30, tek menza-Ramiz Sadiku./Arbresh.info/

Të ngjashme