Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturash në Pejë

22:32 | 17 Korrik 2024
E.G
Gjashtë persona janë arrestaur si pasojë e një aksidenti në  fshatin Ramun të Pejës

Rastin për Arbresh.info  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 20:20, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara tri (3) vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme