Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh e kanë çuar në rritjen e konsumit të energjisë elektrike.
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi se është arritur shifra e 24.6 milionë KË.
Ajo tha se pavarësisht kësaj ngarkese, falë investimeve rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë.
Po ashtu, Balluku vlerësoi edhe kontributin e të gjithë skuadrave të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale
“Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh e kanë çuar konsumin e⚡️energjisë elektrike në maksimum, duke arritur shifrën e 𝟐𝟒.𝟔 milionë KË. Pavarësisht kësaj ngarkese, rrjeti i shpërndarjes dhe ai i transmetimit janë duke performuar në mënyrën më të mirë falë investimeve, por edhe kontributit të të gjithë skuadrave tona të cilat janë 24 orë në terren për të përballuar këto flukse maksimale.”, ka shkruar ajo në Facebook./Arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë