Caktohet paneli i Supremes në rastin e Haxhi Shalës lidhur me paraburgimin

20:28 | 17 Korrik 2024
E.G

Dhomat e Specializuara, njoftojnë se është caktuar Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me mbajtjen në paraburgim.

“Më 16 korrik 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, e dorëzuar nga Mbrojtja e Haxhi Shalës më 12 korrik, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen do të vendosin lidhur me këtë kërkesë”, njofton Specialja.

Të ngjashme