Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorë, përfaqësues diplomatikë dhe të organizatave ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar zbatimin e koordinimin rreth Fondit të sapokrijuar të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për Kosovën.
Sipas njoftimit, krijimi i Fondit Përshpejtues të OZhQ-ve u zyrtarizua në takimin e djeshëm ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Koordinatores Rezident të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, shkruan Arbresh.info.
Kurti theksoi gjatë këtij shkëmbimi se ky fond ka për qëllim avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me Agjendën 2030. Ai shtoi se ideja e iniciativës fokusohet në krijimin e një fondi që do të shërbente si një bazë për iniciativat që “nuk lënë askënd pas”, duke siguruar qeverisje të mirë dhe vendimmarrje në nivelin më të lartë të qeverisë.
Kryeministri gjithashtu mirëpriti idenë e centralizimit të kontributeve të donatorëve drejt objektivave të OZhQ-ve, duke e konsideruar atë si një shtesë të vlefshme ndaj mbështetjes aktuale nga partnerët ndërkombëtarë.
“Kontributi fillestar do të jetë i Kosovës në këtë fond, dhe arrin në shumën prej 200 mijë euro. Për çdo kontribut të marrë nga donatorët, qeveria do të shtojë 20% të vlerës së tij. Fondi pritet të rritet vazhdimisht bazuar në prioritetet e përcaktuara, duke mbështetur objektiva si ulja e varfërisë, rritja e kapacitetit të energjisë së rinovueshme, transformimi digjital dhe reformat e rëndësishme në sistemin arsimor. Për më tepër, fondi do të pranojë kontribute nga donatorët dhe partnerët.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.
Znj. Spence si dhe ambasadorët dhe përfaqësuesit të tjerë diplomatikë ndërkombëtarë mirëpritën dhe mbështetën këtë iniciativë, duke theksuar potencialin e saj për ndikim në zhvillimin e Kosovës./Arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty