Nga Italia, në Greqi, Kroaci dhe Rumani, i nxehti ekstrem po pjek Evropën, Jugore dhe Ballkanin, ku ka shkaktuar zjarre dhe konsum rekord të energjisë. Ministria italiane e shëndetësisë vendosi 12 qytete nën alarmin e kuq, nga Trieste në Romë, për shkak të vapës përvëluese.
Temperaturat i kanë tejkaluar 40 gradë dhe e keqja thuhet se nuk ka ardhur ende. Aktivizimi i nivelit më të lartë të alarmit, nënkupton se të moshuarit dhe fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi gjatë orëve më të nxehta të ditës, të shmangin aktivitetet jashtë dhe ushqimet e rënda.
Kroacia raportoi temperaturat më të larta ndonjëherë të detit Adriatik, me termometrin që shënoi 30 gradë celsius pranë qytetit të gurtë të Dubrovnikut.
Në serbi kompania energjetike raportoi konsum rekord të energjisë të martën për shkak të përdorimit të kondicionerëve.
Nxehtësia e madhe ka çuar në tharjen e liqenit të kripës Rusanda, në rajonin perëndimor të Vojvodinës. Deri në 42 gradë kanë arritur temperaturat edhe në Maqedoninë e Veriut, ku rreth 200 vatra zjarri po digjen që prej fillimit të muajit. Në Greqi, autoritetet po ofrojnë hapësira me ajër të kondicionuar për publikun.
Disa lloje të punës jashtë të tilla si puna e krahut apo shpërndarja dhe ndërtimi janë ndaluar gjatë orëve të pikut. Monumenti kryesor i qytetit, Akropoli, u mbyll përkohësisht të mërkurën nga ora 12 deri 17 të pasdites.
Shërbimi meteorologjik kombëtar në Spanjë paralajmëroi se temperaturat gjatë ditëve në vazhdim mund të arrijnë në 44 gradë. Gjermania ka raportuar qindra shtrime në spital për shkak të vapës, ndërsa Parisi që do të presë edhe lojëra olimpike më vonë gjatë muajit, është kursyer deri më tani nga vala e të nxehtit./A2CNN
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...