Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Epopeja e Rahovecit, e vitit 1998, i dha mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre.
Ai ka thënë se heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë mbetet i paharruar, shkruan Arbresh.info.
“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi.”, ka shkruar ai.
Mes të tjerash, Haradinaj tha se kjo Epopeja e lavdishme e Rahovecit do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza.
“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...