Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar përpjekjet për parandalimin e zjarrvënieve në zona fushore dhe malore, duke zhvilluar takime me institucionet kompetente dhe komunitetin.
Përveç takimeve, policia njoftoi se po organizohen aktivitete informuese, ku përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
Aktivitetet po zhvillohen në të gjitha zonat e rajonit të Prishtinës dhe deri tani nuk është raportuar asnjë rast zjarrvënieje.
“Duke falenderuar komunitetin për bashkëpunimin e vazhdueshëm, apelojmë që të raportohet çdo incident zjarri në numrat emergjentë. Kujtojmë se zjarrvënia është një vepër penale e ndëshkueshme me ligj.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...