Morata: Milani klub madhështor, Ibra shkaku i kësaj zgjedhjeje

16:31 | 17 Korrik 2024
D.H

Alvaro Morata është sulmuesi i ri i Milanit. Kuqezinjtë do të paguajnë 13 mln euro në arkat e Atletico Madrid për kartonin e kapitenit të kombëtares spanjolle, i cili ka kryer testet mjekësore në Madrid.

31-vjeçari rikthehet kështu në Serie A, kampionat ku ka luajtur më parë në dy periudha të ndryshme me Juventusin.

“Arsyeja e kësaj zgjedhjeje ishte besimi i Ibrahimovic, trajnerit dhe skuadrës. Mezi po pres të nis aventurën me Milanin. Do të stërvitem që nesër, por më parë më duhet të kaloj pak kohë me familjen.

E di që vitet më të bukura të karrierës i kam përpara. Po pres me padurim t’i bashkohem Milanin, një klub madhështor”, u shpreh sulmuesi nga Madridi.

Morata do të firmosë deri në 2028 me “Djallin”, kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 5 mln euro në sezon + bonuset.

Kuqezinjtë do të tentojnë një tjetër sulmues. Në krye të listës së dëshirave është gjermani Niclas Fullkrug, sulmuesi i Dortmundit dhe kombëtares së Gjermanisë.

Kartoni i tij kushton rreth 15 mln euro. Alternativa e 31-vjeçarit nga Hannoveri është anglezi Tammy Abraham i Romës./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme