Gjykata ka dhënë masën për Tefik Tashi, personi i cili vrau kunatën me sëpatë. Ngjarje kjo e ndodhur në 2023, në fshatin Kusarth në Elbasan.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.
Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth orës 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sëpatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishtë motrën e bashkëshortes së tij. Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik Tashi me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në dëshminë e tij të dhënë në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, Tefik Tashi do të deklaronte se krimin e kishte kryer me vetëdije të plotë, për shkak se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën./abcnews/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...