Nisin punimet në rrugën “Sicilia” në kryeqytet

15:20 | 17 Korrik 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kanë nisur punimet në rrugën “Sicilia” në lagjen “Kalabria” në kryeqytet.

Rama ka bërë të ditur se aktualisht janë në fazën e vendosjes së pilotave për stabilizimin e trupit të rrugës.

“Kemi filluar punimet në rrugën “Sicilia” në lagjen “Kalabria” në kryeqytet. Aktualisht jemi në fazën e vendosjes së pilotave për stabilizimin e trupit të rrugës, dhe në fund do të trajtojmë edhe rrugën”, ka shkruar Rama.

Ai tha se vlera e kontratës është 238,664.18 euro, ndërsa plani dinamik i punimeve është 90 ditë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme