Trupi i një adoleshenti 17-vjeçar është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkurë në bagazhin e një automjeti të djegur në Marsejë, njoftoi prokuroria.
Zjarrfikësit u thirrën për të ndërhyrë në një makinë të djegur në lagjen e 3-të të qytetit, në një zonë shumë të njohur mes lagjeve Saint Moron dhe Belle de Me, pak para orës 04:00 të mëngjesit dhe pas shuarjes së zjarrit, zbuluan një trup të pajetë në bagazhin e mjetit, raporton France 24.
Viktima është një adoleshent 17-vjeçar, “nga zona e Tuluzës” i njohur për trafik droge. Ai kishte një plagë me armë zjarri në kokë, ishte lidhur në gjunjë dhe kyçe, dhe fytyra e tij ishte e mbuluar me një qese plehrash, tha zyra e prokurorit në Marsejë. Departamenti i Krimit të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS) ka nisur hetimet për vrasjen nga një bandë e organizuar.
Është i mituri i dytë e vrarë këtë vit mes një lufte bandash për kontrollin e tregut fitimprurës të drogës në qytetin e dytë më të madh të Francës. Në fillim të majit, një tjetër adoleshent 17-vjeçar u qëllua për vdekje në një zonë banimi në lagjen e 13-të pranë La Rose, një nga lagjet e varfra në veri të Marsejës./abcnews/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...