Google ADS

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë dhjetëra robër lufte

15:07 | 17 Korrik 2024
K.B

Moska ka njoftuar një shkëmbim të ri të robërve të luftës me Ukrainën, ku secila palë liron 95 ushtarë, më pak se një muaj pas shkëmbimit të mëparshëm.

“Pas një procesi negocimi, 95 ushtarakë rusë, jeta e të cilëve ishte në rrezik në paraburgim, u kthyen nga territoret e kontrolluara nga regjimi i Kievit. Në këmbim, 95 robër lufte të forcave të armatosura të Ukrainës u liruan”, njoftoi Ministria ruse e mbrojtjes./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme