Kosovarët kanë zgjedhur Liqenin e Ujmanit për t’u freskuar gjatë ditëve të nxehta të korrikut.
Uji i ngrohtë dhe natyra mahnitëse i fton qytetarët të kalojnë çaste të paharruara, duke e bërë këtë vend të preferuar.
Vizitorët që po mposhtin këto temperature të nxehta duke notuar, thonë se po e shijojnë çdo moment në këtë liqen.
“Liqenin e Ujmanit po kaloj shumë mirë. Është hera e parë që po vij të lahem, kam ardh me një shok. Mendoj që do të vij prap, më mirë sesa të shkoj në bazën”, tha ai.
“Po kaloj mirë shumë. Nuk është hera e parë që po vij në Liqenin e Ujmanit, kam ardh me një shok. Mendoj të vij prap pasi që e kam edhe afër”, tha ky vizitor.
“Jam duke kaluar super. Është hera e dytë që kam ardh me shoqëri dhe mendoj që të vij prap”, tha ky qytetar.
Për Adnan Musliun, pamjet që ofrohen në Liqenin e Ujmanit janë mjaftë mahnitëse, saqë sipas tij nuk ja vlen që të shkosh në Shqipëri ose në shtete të tjera.
“Jam duke kaluar shumë mirë, jam ardh së bashku me një shok. Është kënaqësi ta shoh këtë natyrë nuk ja vlen që të shkoj në Shqipëri ose në shtete të tjera më mirë këtu edhe nuk shpenzon para dhe uji është shumë i nxehtë. Nuk është hera e parë që po vij, kam qenë edhe më herët në pandemi. Më herët ka qenë problem sepse ka qenë situatë siç ka qenë në veri, ka qenë njëfarë frike nëse ke ardh ta vizitosh, tash e kemi një siguri”, tha ai.
“Rrënoftë Albin Kurti e ka shliru Kosovën me të madhe”, thotë qytetari Jahir Hasani i cili pas 20 viteve u rikthye prap ta vizitoj Liqenin e Ujmanit.
“Njëherë jemi duke kaluar shumë mirë, natyrisht mendoj me ardh prap. Kam ardh me djem të mi me nipa dhe me shoqëri. Po kam qenë edhe para 20 viteve, rrënoftë Albin Kurti e ka shliru Kosovën me të madhe, sot jemi të lirë dhe nuk kemi probleme”, tha Hasani.
Një atraksion si ky në Liqenin e Ujmanit që këtë vit u bë trend nuk kishte ndodh asnjëherë gjatë sezonit të verës që nga paslufta shkaku i frikës nga bandat kriminale serbe.
E për tu kujdesur për sigurinë e vizitorëve në këtë pjesë shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke patrulluar në këtë zonë.
Ndryshe, edhe pse shfrytëzohet për turizëm 1/3 e banorëve të Kosovës furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni i Ujmanit.
Liqeni i Ujmanit, me një sipërfaqe prej gati 12 kilometrash katrorë, pjesën më të madhe të tij ose saktësisht 9.2 kilometra katrorë i ka në territorin e Kosovës e pjesën tjetër në territorin e Serbisë. /Arbresh.info/EdonaKrasniqi
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?