Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se janë 70 kuota studimi për të gjithë të rinjtë që duhet të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.
Ministri i ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që duan të bëhen pjesë e Akademisë prestigjioze të Forcave të Armatosura të aplikojnë në fazën e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor.
Faza e përzgjedhjes po afron, shkruan ministi, ndaj maturantët kanë mundësi të studiojnë në një nga programet e Akademisë së Forcave të Armatosura duke plotësuar formularin elektronik në portalin UAlbania link: http://ualbania.al.
“Bëhuni pjesë e 70 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, siç janë: Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes: Teknologji Informacioni dhe Komunikim në Fushën e Mbrojtjes; Shkenca Komunikimi në Fushën e Mbrojtjes”, shkruan Peleshi.
Gjithashtu ministri Peleshi ka bërë me dije dhe disa nga përfitimet si student i kësaj akademie.
“Pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas gjatë gjithë periudhës së studimit, tarifë regjistrimi 0 lekë për të katërta vitet, punësim dhe pension të sigurt, janë vetëm disa nga përfitimet si student i kësaj akademie”.
Ndërtimi i programeve të reja në AFA është asistuar në komponentë të rëndësishëm nga ekspertë të Akademisë Ëest Point në SHBA, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...