Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” apelon për konsumatorët e saj që të kursejnë dhe të moskeqpërdorin ujin.
Në njoftim në Facebook thuhet se ekipe të kësaj kompanie do të bëjnë inspektimet nëse dikush e përdorë ujin pa qenë i kyçur.
“Ekipet kontrolluese të kompanisë do të fillojnë inspektimin e lidhjeve të paautorizuara dhe të gjithë ata që identifikohen se janë duke keqpërdorë ujin, lënda e tyre të do të procedohet në Gjykatën Themelore, pasi që çdo kyçje ilegale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera bëhet thirrje që uji të mos shfrytëzohet për:
– Larjen e automjeteve,
– Ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve,
– Mos i leni rubinetet hapur pa nevojë,
– Mos të përdoret për punë ndërtimore, sidomos banesat kolektive që janë duke u ndërtuar,
– Lajmëroni rrjedhjet në kompani, si dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit./Klankosova/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...