Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ka nisur puna për referencat e reja në lidhje me rivlerësimin e pasurive. Në takimin me kryebashkiakët, Rama tha se procesi i rivlerësimit do të jetë i hapur për një vit.
“Procesi i rivlerësimit të pasurive, dua të jem i qartë se e kemi bërë proces dy herë. Ky nuk është proces që mund të bëhet rregullisht sepse në thelb kjo është një amnisti por ka edhe një kosto të rëndësishme për buxhetin e shtetit pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15 përqind mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja, sot me referencat e reja, mund t’ju japim absolutisht të drejtë qytetarëve që të kenë një shas të fundit për këtë dhe të konkludojmë punën e nisur por referencat e reja në qytetet e tjera dhe jo vetëm në Tiranë. Sot minimalisht vija bregdetare nuk është me ato çmime reference që janë nga e shkuara.
Për këtë arsye, ne e kemi nisur punën për referencat e reja, do të konkludojmë brenda 40-45 ditëve të ardhshme këtë, do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fundshtatorin me fundshtatorin dhe ndërkohë duhet të jetë e qartë dhe diçka tjetër se rivlerësimi i parë është bërë me 1 përqind, i dyti me 3 dhe i treti do të jetë me 5. Për këtë është e rëndësishme që të gjithë ju dhe posaçërisht bashkitë ku ka më shumë kërkesë të komunikojmë me qytetarët që kjo është e fundit. E rëndësishme të mos e lëmë këtë shans sepse duhet të kenë një barrë shumë të madhe kur do të bëjnë shitjet. Buxheti humbet një sasi të konsiderueshme por na intereson formalizimi i pasurisë në territor dhe në fuind të fundit edhe qytetarët që janë ata që i paguajnë taksat përfitojnë drejtpërdrejtë dhe kjo është dicka pozitive. Për këtë, ju lutem shumë, të ndërmerrni një proces komunikimi. “, tha Rama./abcnews.al
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...