I gjithë Ballkani dhe pjesë të Europës Lindore janë prekur nga vala e të nxehtit që nga fillimi i korrikut dhe vapa parashikohet të zgjasë edhe dy javë të tjera, sipas shërbimit meteorologjik Severe Weather Europe.
“Kjo është një valë historike e të nxehtit me temperatura që e kalojnë pragun prej 40°C. Më intensive është në Gadishullin Ballkanik dhe në Europën Lindore. Edhe detet në rajonin e Mesdheut po ngrohen duke arritur në 30°C.
Sipas parashikimeve të modelit global të motit, temperaturat gjatë korrikut do të mbeten shumë mbi mesataren në të gjithë Europën Jugore dhe Lindore Parashikohen vlera rekord për Gadishullin Ballkanik këtë javë”, shkruan SWE.
Temperaturat kanë arritur mbi 30 gradë në shumë zona dhe më shumë se 40 gradë Celsius janë regjistruar në vendin tonë, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Serbi.
Korriku njihet si muaji më i nxehtë i verës, por temperaturat në këto ditë dhe 7-10 ditët në vijim do të jenë dukshëm më të larta se mesatarja.
Mesatarja ditore në shumë rajone do të jetë rreth 10 gradë më e lartë se mesatarja”, njoftoi SWE./abcnews.al
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...