Google ADS

Të paktën pesë të vdekur nga shembja e një miniere ari në Kenia veriore

09:53 | 17 Korrik 2024
R J

Të paktën pesë persona vdiqën dhe disa të tjerë u lënduan kur një minierë informale ari u shemb dhe i varrosi të gjallë në Kenian veriore, tha një zyrtar lokal.

Autoritetet mbyllën minierën e arit Hillo pranë kufirit etiopian në mars, pasi disa njerëz u vranë në përleshjet midis komuniteteve lokale për aksesin në zonë, por minatorët kanë vazhduar të gërmojnë në vend, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Rreth 1 mijë njerëz mposhtën forcat e sigurisë dhe pushtuan zonën të hënën në mbrëmje, tha David Saruni, zëvendëskomisar i qarkut Marsabit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme