Google ADS

Bellingham thotë se Anglia nuk ishte në lartësinë e detyrës në finale

23:17 | 16 Korrik 2024
R J

Jude Bellingham ka pranuar se Anglia nuk ishte në lartësinë e detyrës gjatë ndeshjes kundër Spanjës në finalen e Euro 2024.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën, Kombëtarja iberike ia ka arritur të triumfojë me rezultat 2-1.

“Jam ende në përpjekje për të përpunuar finalen, por ndjenjat mbizotëruese janë trishtimi dhe zhgënjimi. Fakti është se ne u përballëm me një kundërshtar të madh. Ne nuk ishim në lartësinë e detyrës, dhemb që ishim kaq pranë krijimit të historisë dhe megjithatë nuk arritëm të jepnim gjithçka për tifozët anglezë që na mbështetën në ulje-ngritjet e turneut, si nga shtëpia ashtu edhe në stadiumet e Gjermanisë”, ka thënë Bellingham. “Ne vetëm mund të ngremë duart lart dhe të kërkojmë falje për këtë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme