Google ADS

Kurti: Pasaporta e Republikës sonë po fuqizohet më shumë

21:24 | 16 Korrik 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë.

Kurti, përmes rrjetit social ‘Instagram’ bëri të ditur se Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza.

“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.

Lajmin për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës fillimisht e dha ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme