Nga sot qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza edhe në Tajlandë

20:10 | 16 Korrik 2024
R J

Tajlanda nga sot i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz.

“Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare theksoi se kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare.

“Për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, theksoi Gërvalla – Schwarz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme