West: Vendimi ndaj Shalës, hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

18:30 | 16 Korrik 2024
R J

Prokurorja e Specializuar Kimberly West e ka mirëprit vendimin në gjyqin ndaj Pjetër Shalës, duke nënvizuar rëndësinë e tij për të vënë në jetë drejtësinë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Arritja e vënies para përgjegjësisë për krime të rënda – përfshirë edhe kundër atyre personave si Shala që kishin shmangur më parë për disa vjet juridiksionin e gjykatave të Kosovës – është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit”, ka theksuar West në një reagim pas shpalljes fajtor nga Trupi Gjykues, njofton Prokuroria e Sepacializuar.

Shala u shpall fajtor për tre akuza për krime lufte, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje e paligjshme, duke u dënuar me 18 vjet burg.

“Dita e sotme është gjithashtu një ditë kur ne kujtojmë dhe përulemi para viktimave të krimeve të Shala, që ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur për një çerek shekulli që i akuzuari të vihet para përgjegjësisë” ka theksuar prokurorja e Specializuar, thhet në komunikatën e Prokurorisë së Specializuar.

Trupi Gjykues konstatoi në aktgjykimin e tij se të paktën 18 persona ishin mbajtur në kushte ç’njerëzore e degraduese dhe i ishin nënshtruar abuzimit psikologjik e fizik, dhe një nga viktimat u vra.

Në mesin e provave të parashtruara gjatë gjyqit ishin deklarata në të cilat Shala pranonte praninë e tij në Uzinën Metalike në Kukës gjatë periudhës së aktakuzës dhe keqtrajtimin e të burgosurve.

Të ngjashme