Google ADS

Kurti uron Metsolën: Mezi presim forcimin e mëtejshëm të raporteve BE – Kosovë

17:27 | 16 Korrik 2024
R J

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Roberta Metsolën për marrjen edhe të një mandati në krye të presidencës së Parlamentit Evropian.

Në platformën X, Kurti ka thënë se ka pritshmëri që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimin me miken e Kosovës.

“Ju uroj suksese të vazhdueshme dhe mezi presim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme