Përfshihet nga zjarri një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

15:43 | 16 Korrik 2024
E.G

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot pasdite në autostradën “Ibrahim Ruvgova”

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës i cili tha se nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e zjarrfikësve.

“Rreth orës 14 e 30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se një veturë ishte përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova“. Policia kanë dalë në vendngjarje si dhe njësia e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka pasur.”, konfirmoi Elezaj./Arbresh.info/

Të ngjashme