Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka bërë të ditur se që nga e mërkura mbasdite, e deri të shtunën, do të ketë zhvillime stuhishë të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erëra të fuqishme.
Sipas ASHNA-s temperaturat maksimale në vendin tonë do të arrijnë në mes 28 gradë – 33 gradë, ndërsa minmalet do të luhaten ndërmjet 17 gradë – 22 gradë.
Erërat do të jenë drejtimesh të ndryshme të dominuara kryesisht nga veriu me shpejtësi nga 02 – 12 m/s.
“Që nga e mërkura mbasdite e deri të shtunën, në një situatë kur kemi temperatura shumë të larta në përplasje me një valë rrymimesh ajrore më të ftohta, do të kemi zhvillime stuhishë të përcjellura me rrebeshe shiu, vende vende edhe breshëri dhe erërash të fuqishme që do të ndikojnë në një rënie prej 3 – 5°C të temperaturave maksimale, e që do të na shoqërojnë deri në mesin e javës së ardhshme”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info
Ndërsa sot në vendin tonë temperaturat maksimalet të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi