Oficerë e nënoficerë nga FSK përfundojnë trajnime specialistike në Republikën e Turqisë

15:09 | 16 Korrik 2024
E.G

Oficerët dhe nënoficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar trajnime specialistike në Turqi.

Sipas njoftimit, kapiteni Atdhe Hetemi u vlerësua si oficeri më i mirë ndërkombëtarë dhe kapiteni Krenar Voca si oficeri i dyti më i miri nga oficerët ndërkombëtar, në “Kursin e Oficerit të Shtabit” ku kishte pjesëmarrje nga gjashtë shtete të botës, shkruan Arbresh.info.

“Ndërsa në Komandën e shkollës Veterinare Ushtarake në Gemlik të Bursës janë certifikuar pjesëmarrësit e kurseve specialistike për K9 në fushën e kërkim-shpëtimit, minave, bombave dhe eksploziveve, këtë trajnim nga Forca e Sigurisë e kanë përfunduar me sukses OR5 Faik Haskuka, OR4 Fitim Zulfaj, OR3 Valdrin Sada dhe OR3 Laurent Muçolli, vlen për të theksuar se OR4 Fitim Zylfaj ka përfunduar përveç kursit specialistik edhe kursin për Instruktor të K9”, njoftoi FSK.

Tutje thuhet se bashkëpunimi me Republikën e Turqisë po ndihmon institucionin në ngritjen dhe avancimin profesional të ushtarakëve nga Kosova./Arbresh.info/

Të ngjashme