Nxënsit e shkollës Maarif në Kosovë marrin pjesë në Finalen Hi-Lingua në Hagë te mbajtur mes datës 10-26 Korrik ku fituan 4 medalje.
Në një komunikatë për media nga shkolla Maarif, kanë bërë të dituar se medaljet e arta i fituan Anisa Mulaku dhe Hatice Reyhan Demirkiran kurse medaljen e argjendë Rejana Lezi dhe të bronztë Erta Tejenci pasi konkuruan me 14 vende të botës, vajzat e kësaj shkolle kishin treguar aftësi të jashtëzakonshme gjuhësore.
“Medaljet e arta shkuan për Anisa Mulaku dhe Hatice Reyhan Demirkiran, medalja e argjendtë për Rejana Lezi dhe medalja e bronztë për Erta Tejeci. Duke konkurruar me nxënës nga 14 vende, ekipi ynë tregoi aftësi të jashtëzakonshme gjuhësore, duke i sjellë krenari shkollës sonë dhe Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Hi-Lingua ofron një platformë argëtuese për të mësuar dhe konkurruar në gjuhët anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Nxënësit e lindur ndërmjet viteve 2004 dhe 2015 kanë mundësinë të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore në këtë platformë. Hi-Lingua promovon mësimin e gjuhëve duke mbështetur shkëmbimin kulturor dhe diversitetin gjuhësor në nivel global./Arbresh.info/
 
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...