Google ADS

Osmani uron Metsolën: Do të vazhdojmë bashkëpunimin për avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së

14:13 | 16 Korrik 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Roberta Metsolën për marrjen edhe të një mandati në krye të presidencës së Parlamentit Evropian.

Me anë të një postimi një platformën X, Osmani theksoi se ka pritshmëri që të vazhdojë edhe më tutje bashkëpunimi me miken e Kosovës.

“Ndërsa vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Evropës në këto kohë sfiduese, unë pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme