Google ADS

Temperaturat e larta, IKSHPK-ja i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes edhe në ushqim

13:45 | 16 Korrik 2024
K.B

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes edhe në ushqimet që konsumojnë në këto temperatura të larta.

Në apelin e tyre thuhet se është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë.

“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Sipas këtij Instituti, kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

IKSHPK tutje thotë se për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara./Arbresh.info/

Të ngjashme