Qeveria mban mbledhje elektronike, merr një vendim për “Trepçën”

11:05 | 16 Korrik 2024
E.K

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike.

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve nga Ndërmarrja Publike “Trepça”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve nga Ndërmarrja Publike “Trepça” Sh.A”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme