Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje rreth lansimit të programit të ri “Dritarja për Investime të Diasporës”.
Murati deklaroi se Qeveria do të garantojë kapital shtesë deri në 8 milionë euro, ndërsa FKGK ka ofruar 2 milionë, raporton Arbresh.info.
“Kjo do të mundësojë rritjen e investimeve nga diaspora. Atje kanë pasur histori kreditor por nuk ju kan leshuar kredi për investim në Kosovë. Ideja ka qenë që të krijohet një dritare e re që të mundësoj garantimin e këtyre kredive për investim nga diaspora. Nga bashkëbisedimet Kemi ardhur në përfundim që kjo është e domososdoshme” ka thënë Murati.
“Qeveri e Kosovës ka ofruar Deri 8 milion euro kapital shtesë ndërsa fondi ka ofruar 2 milionë dhe do të lëshohen kredi deri 3 milionë euro për investime” shtoi ai./Arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut