Arsenali po tenton me çdo kusht transferimin e Riccardo Calafiorit, por po has në vështirësi të mëdha.
Skuadra italiane Bologna ka refuzuar një tjetër ofertë të skuadrës londineze që kanë tentuar ta ofrojnë edhe mbrojtësin Jakub Kiwior në ofertë.
Topçinjtë ishin të hapur për të dërguar mbrojtësin polak në huazim në klubin e Serie A. Ata madje ishin gati të shtonin një klauzolë të detyrueshme blerjeje për ta lënë Bolonjën ta nënshkruante atë përgjithmonë vitin e ardhshëm.
Por skuadra italiane e refuzoi këtë ofertë. Ata i kanë thënë Calafiorit se do t’i plotësojnë dëshirën e tij për t’u bashkuar me Arsenalin, por sipas kushteve të tyre.
Arsenali ka ofruar një tarifë prej 45 milionë euro plus 5 milionë euro në shtesa të mundshme dhe po refuzon ta rrisë këtë shumë.
Calafiori thuhet se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Mikel Artetës dhe është i etur për të luajtur në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.
22-vjeçari bëri 30 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, duke ndihmuar Bolonjën të mbajë 15 portën e paprekur dhe të shënojë dy gola. /Telegrafi/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra