Google ADS

Sot mblidhen dy komisione parlamentare

07:27 | 16 Korrik 2024
E.H

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mblidhen dy komisione parlamentare.

Nga ora 11:00 mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, dhe në rend të ditës janë katër pika për tu shqyrtuar, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa, në ora 13:00 mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në rend të ditës janë tri pika për tu shqyrtuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme