Google ADS

Sot lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”, merr pjesë edhe Kurti

07:24 | 16 Korrik 2024
E.H

Sot do të bëhet lansimi i “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

Lansimi do të bëhet nga ora 09:30, ndërsa do të marrin pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha, transmeton Arbresh.info.

Të ngjashme