Dialogu Kosovë-Serbi, nuk është prioritet për Perëndimin, kjo për shkak të ngjarjeve globale. Kështu deklaron politikani Nenad Çanak.
Megjithatë, ai sqaron se procesi ka dhënë rezultate të caktuara.
Çanak është i mendimit se situata ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga viti i kaluar dhe thekson se tanimë Serbia ia njeh Kosovës shumë elemente të shtetësisë. Dokumentet e identifikimit apo targat, janë disa prej tyre.
“Ka progres sepse vetëm para një viti e gjysmë për pak ka pasur luftë për shkak të targave të Kosovës, sot nuk është më problem. Dokumentet e Kosovës janë të njohura. Meqenëse e gjithë kjo është e njohur, ju keni një njohje hap pas hapi të Kosovës, në pjesë të vogla. Serbia, si kjo që është sot, nuk mund të pranojë kurrë vetëm një gjë, ajo është se e ka njohur Kosovën. Për shkak se ajo nuk mund të pranojë se e ka njohur Kosovën, çdo fjalë tjetër hyn në lojë, përveç njohjes”, tha Çanak, ish-lider i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës për rtk.
Aktualisht, në Beograd besohet se ka një vakum politik të shkaktuar nga zgjedhjet në Britaninë e Madhe, Francë dhe në ShBA. Kjo mundëson forcimin e kundërshtarëve të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ivan Videnoviq, profesor në Universitetin e Beogradit, thotë se plani gjermano-francez nga i cili lindi Marrëveshja e Ohrit duhet të rivitalizohet dhe të kthehet në fokus.
“Më duket se është bërë një hap prapa sepse janë shtyrë detyrimet e të dyja palëve lidhur me zbatimin e Asociacionit dhe përmbushjen e obligimeve të Serbisë në lidhje me moskundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Prandaj plani gjermano-francez nga i cili lindi Marrëveshja e Ohrit duhet të rivitalizohet dhe të kthehet në fokus”, tha Videnoviq.
Sidoqoftë, nga dialogu ka shumë pritje që çështja e normalizimit të kthehet në qendër të vëmendjes me një administratë të re në Bruksel. Kjo, në mënyrë që të evitohet jostabiliteti i mundshëm.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...