Mendim Rugova, meteorolog, foli për motin në Kosovë që është tejet i ngrohtë dhe me temperatura të larta.
Ai në rtk, tha se ndonëse me temperaturat e larta që po marrin në vendin tonë, një mot i tillë tek ne nuk është diçka jonormale, jo e zakontë.
Ai tha se me një valë të tillë të të nxehtit vendi ynë ka pasur edhe në vitet e mëparshme, konkretisht në vitin 2012 dhe në vitin 2007, që kanë zgjatur më shumë se 10 ditë mot me temperatura të larta.
“Gjatë muajit qershor kemi pasur një valë të të nxehtit, diku prej dhjetë ditësh, ndërsa tani tek në ditën e nesërm hyjmë në ditën e dhjetë dhe, sipas parashikimeve të fundit, moti do të ndryshojë, ku nga dita e premte pritet që temperaturat të zbresin”, tha Rugova, teksa paralajmëro se edhe të enjten pritet të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara me bubullima në disa vende të caktuara, duke vazhduar edhe të premten dhe të shtunën.
Rugova paralajmëroi se në ditën e shtunë pritet që temperaturat të zbresin deri në 30 gradë Celsius.
Ai shtoi se në javën e fundit të korrikut pritet që temperaturat të ngrihen në mbi 30 gradë Celsius.
Rugova foli për projeksionet klimatike në nivel global, i cili tha se në të ardhmen mund të pritet më shpesh të ketë valë të nxehtësisë që mund të zgjasin në më shumë se dhjetë ditë apo pesëmbëdhjetë ditë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...