Google ADS

QKTGJ: Gjatë verës kemi nevojë më shumë për gjak

23:06 | 15 Korrik 2024
E.G

Dhurimi i gjakut është jetik për dhjetëra pacientë që kurohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të gjakut, deklarojnë se gjatë stinës së verës, ka nevojë më shumë për gjak, kjo edhe për shkak të shtimit të aksidenteve.

“ Jo vetëm për mu por edhe për institucionin e AKP-së dhe besoj për të gjithë qytetarët e vendit që kanë mundësi dhe gëzojnë shëndet të mirë, është e rëndësishme. Vet fakti që dhurimi i gjakut shpëton jetë e bënë të rëndësishme pa e thënë ne”, ka thënë Dardan Krasniqi, drejtor i administratës në Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Njëjtë si Dardani vepruan edhe shumë punëtorë të tjerë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ata organizuan një aksion humanitar për dhurimin e gjakut, për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

“Sivjet ky aksion është ndërmarrë pak më herët se tradicionalisht, me kërkesë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut e cila ka pas më shumë nevoja dhe zyrtarët e AKP-së i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese”, ka thënë Alban Limani, drejtor i AKP-së.

Kurse Fetije Daciq, doktoreshë në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, ka thënë se gjatë verës ne kemi nevoja dhe kërkesa pak më të mëdha kjo sipas saj për shkak të aksidenteve, sëmundjeve malinje që kërkojnë trajtim me gjak, gratë me probleme gjinekologjike dhe fëmijët.

Me dhurimin e gjakut shpëtohen jetë, kurse donatori ka përfitime shëndetësore.

“ Njëra prej benefiteve të dhurimit të gjakut është testimi i rregullt edhe është mundësia me u zbulua një sëmundje ma herët se zakonisht”, tha doktoresha Daciq.

I gjithë procesi i dhurimit të gjakut merr dhjetë minuta kohë. Ata që e bëjnë këtë përfitojnë kartelat, të cilat u dalin në ndihmë në rast se ndonjë familjar ka nevojë ndonjëherë për gjak./rtk/

Të ngjashme