Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka qenë kritik ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë që është bërë në Kosovë.
Ai, me anë të një postimi në Facebook, ka deklaruar se të dhënat e publikuara janë shumë të pakta.
“Të dhënat preliminare për regjistrimin e popullsisë në Kosovë janë bërë publike javën e kaluar. Ky regjistrim u shty për një vit për shkak të dështimeve të Qeverisë së Kosovës për të kryer me kohë procedurat e nevojshme për të nisur regjistrimin. Për këto vonesa, Qeveria e bëri kurban një zyrtar të Agjencisë së Statistikave, i cili kishte raportuar në Komisionin Parlamentar për Buxhet se Agjencia e Statistikave i kishte kryer të gjitha detyrat që ishin në përgjegjësi të Agjencisë. Kështu që, përdorimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë për çështje të planifikimeve buxhetore, infrastrukturore, ambientale, arsimore e shëndetësore, shtyhet një vit prapa vendeve të tjera evropiane”.
“Të dhënat e publikuara janë shumë të pakta. Përveç numrit të popullsisë sipas komunave, banesave/shtëpive dhe ekonomive familjare, nuk ka të dhëna të tjera të publikuara në këtë fazë. Kosova ka rreth 200 mijë banorë më pak krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011. Përveç Fushë Kosovës, Prishtinës, Obiliqit, Mamushës dhe Ferizajt, të gjitha komunat e tjera kanë rënie të numrit të banorëve. Kamenica ka 37% më pak banorë; Juniku 35% më pak; Novobërda 33% më pak, Deçani 31% më pak; Rahoveci 26% më pak; Vitia 24% më pak; Suhareka dhe Mitrovica 23% më pak; Klina 21% më pak; Skënderaji, Podujeva dhe Malisheva 20% më pak, e kështu me radhë”, ka shkruar Hoti.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...