Policia e Kosovës ka arrestuar një 37 vjeçar të kërkuar për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit, i dyshuari B.U nga Prizreni është lokalizuar në Fushë Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“I dyshuari ishte i kërkuar për dyshime se me datë 17 maj 2024 në fshatin Nashec, në Prizren ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, me atë rast viktima ka pësuar lëndime nga plumbat e armës së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia bën të ditur se personi në fjalë është i dyshuar edhe për disa vepra tjera dhe në kërkim policor gjithashtu./Arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...