Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftaur se është nënshkruar marrëveshja për fillimin e pagesave të tarifave mujore me rastin e ritransmetimit të veprave audio-vizuale
Sipas njoftimit, nga tash, secili autor dhe prodhues kulturor do të fillojë të kompensohet për herë të parë për shfrytëzimin e veprave të tyre nga kanalet televizive, hap ky që siguron mbrojtjen e prodhimtarisë artistike dhe përfitimin e merituar material për shfrytëzimin e saj, shkruan Arbresh.info.
“Organizata për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit VAPIK dhe përdoruesit e të drejtave të autorëve, operatorët kabllorë IPKO Telecommunications, Artmotion, Kujtesa Net, Telkos, ISP Broadcast dhe Optimum Telecommunications, sot kanë nënshkruar marrëveshje për zbatimin e pagesës së tarifave të ritransmetimit siç është rregulluar me vendimin e datës 19.10.2020, me efektivitet nga data 1 prill 2021 e deri më 31.12.2024, dhe në bazë të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja siguron pagesën e tarifave të akumuluara që nga viti 2021, përcaktimin e tarifave të zbritura për vitet 2025-2028, tërheqjen e padive nga VAPIK dhe operatorët kabllorë, përcaktimin e tarifave të reja për vitin 2029 me marrëveshje sipas ligjit në fuqi, dhe luftimin e piraterisë dhe informalitetit në treg nga të gjitha palët nënshkruese.
Ky hap i rëndësishëm siguron konsolidimin e zbatimit të plotë të Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.
MKRS dhe KPM si ndërmjetësues të palëve për arritjen e marrëveshjes, janë siguruar në garantimin e zbatimit të ligjit që reflekton në normat dhe politikat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtës së autorit. Të njëjtit do të sigurohen për monitorimin e zbatimit të plotë dhe të drejtë të kësaj marrëveshje dhe të ligjit në fuqi nga ana e përdoruesve të të drejtave që janë operatorët kabllorë dhe nga Shoqata e Menaxhimit Kolektiv të të Drejtave të Autorit, VAPIK./Arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...