Google ADS

Thomas Muller pensionohet nga kombëtarja e Gjermanisë

15:56 | 15 Korrik 2024
D.H

Pas 14 vitesh, legjenda gjermane e futbollit Thomas Muller, është pensionuar nga kombëtarja e Gjermanisë.

Ai zhvilloi 131 paraqitje për ‘Die Mannschaft’, 34-vjeçari ka shënuar 45 gola ku 10 prej tyre erdhën në katër edicione të Kupës së Botës, shkruan Arbresh.info.

Ai është lojtari i tretë me më së shumti paraqitje në histori të Gjermanisë dhe luajti rol kyç në Botërorin e katërt të fituar nga Gjermania në vitin 2014 në Brazil.

Gjithashtu ishte pjesë e Gjermanisë në vitin 2010 kur ‘pancerat’ zunë vendin e tretë në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.

Njoftimi i plotë i Muller:

Kur isha në gjendje të luaja ndeshjen e parë me kombëtaren gjermane 14 vite më parë, unë kurrë nuk mund të ëndërroja për këtë.

Fitore të mëdha dhe humbje të dhimbshme. Të luash ndaj më të mirëve, së bashku me bashkëlojtarët fantastikë me të cilët kam përjetuar momente të paharrueshme.

Ta ndjeja mbështetjen tuaj në fushë, gjithmonë më ka bërë krenar që të luajë për shtetin tim. Ne festuam së bashku dhe ndonjëherë kemi qarë së bashku.

Do të doja t’i thoja faleminderit të gjithë tifozëve dhe bashkëlojtarëve të kombëtares.

Faleminderit për mbështetjen tuaj përgjatë viteve. Mbani entuziazmin për ekipin para Botërorit të 2026-ës.

Kjo është ajo që po bëjë tani si një tifoz në tribuna dhe jo më një lojtar në fushë. Lamtumirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme