Balla thotë se zjarrfikësit po punojnë për fikjen e zjarrit në Bashkinë e Librazhdit

14:36 | 15 Korrik 2024
E.H

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se shërbimet e zjarrfikësve dhe Forcat e Armatosura po punojnë për fikjen e zjarrit në Bashkinë e Librazhdit.

Balla theksoi se zjarri ka shpërthyer mes malit të Xhyrës dhe njësisë administrative të Qukës.

“ZJARRET NË VEND Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po punojnë për fikjen e një zjarri në Bashkinë Librazhd, mes Malit të Xhyrës dhe Njësisë Administrative Qukës”, shkroi Balla në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme