Shpërthen bombula e gazit, merr flakë lokali në Vlorë

23:43 | 14 Korrik 2024
R J

Ka marrë flakë një lokal në lagjen e njohur si pranë “Ish frigoriferit” në Vlorë.

Mësohet se zjarrfiksja dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, brenda lokalit është dëgjuar shpërthimi i bombulës së gazit. Fatmirësisht, janë rregjistruar vetëm dëme materiale./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme