Google ADS

Ushtria izraelite bastis dy qytete në Bregun Perëndimor

23:37 | 14 Korrik 2024
R J

Forcat izraelite kanë bastisur qytetet Anabta dhe Kafr al-Lubad, në lindje të Tulkarem, raporton agjencia e lajmeve Wafa.

Ushtarët bastisën gjithashtu qytetin Umm Dar, në perëndim të Jeninit, ku arrestuan dy burra, 30 dhe 60 vjeç. Një tjetër forcë ushtarake izraelite bastisi qytetin Silëad, në verilindje të Ramallah, dhe konfiskoi dy automjete.

Ndërkohë, në fshatin Husan, në perëndim të Betlehemit, kanë shpërthyer luftimet dhe thuhet se ushtarët kanë qëlluar me municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj banorëve./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme